Merita Abazi

Në panairin e librit këtu në Shkup,, duke shetitë, rastësisht në banakun e librave turke, më ra në sy ky libër shqip. Kur u interesova ta blej , më thanë se nuk shitet, por falë drejtoreshës që e njohtova, ishte aq e sjellshme,sa kur më pa se shumë e dua librin , ajo ma fali me autogram. Çiler Ilhani, shkrimtare turke, është e lindur në Denizli, atje e ka kryer shkollën, kolexhin në Izmir e shkollimin e lartë në Bogasiçi, Istambull, dhe në Zvicër…Jeton në Holandë. Me veprën e saj të parë

“Mërgimi” e fitoi çmimin e parë të Bashkimit Evropian për letërsi më 2011 Është fituese e shumë çmimeve Ka shkruar katër romane dhe vazhdon me shkrime, që janë përkthyer në gjashtëmbëdhjetë gjuhë të huaja.

Можно е да е слика од книга, надвор и текст кој вели „MERGIMI ÇİLER İLHAN“

Duke lexuar këtë vepër që në shikim të parë duken si tregime të shkurtëra…vura re se kanë një ndërlidhje kauzale në mes vete. Autorja shkruan: “Për ata që kanë mërguar nga shtëpitë e tyre, trupat dhe shpirtërat e tyre…me shpresën që një ditë do të rikthehen në vendin e tyre”.

Duket qartë se ajo merret me të dëbuarit, mërgimtarë, ato që janë në egzil, ata që kanë përjetuar gjëra të tmershme, të burgut dhe të luftës, mu në atdheun e saj. Sa e sa shkrimtarë/e edhe sot janë në burgjet turke. “Mërgimi” flet për njerëzit që e kanë humbur zërin në vendet ku kanë lindur e jetuar, që janë gjindur thjeshtë nëpër disa vende që as emrat nuk i kanë ditur… njerëzit nëpër vende ku kanë luftuar kanë qenë të detyruar të ikin. Duke i lexuar gazetat ditore për ngjarjet e ndodhitë e përjetuara në vendlindje, autores i digjte zemra dhe nuk mund të qëndronte pa shkruar. Tregimet e “Mërgimit”janë shkruar në formë monologu e personazhet, disa janë të vërtetë e disa imagjinarë.

Këtu kemi tregimin për gratë të dhunuara , klithjet e tyre të pazëshme , të rahura e të torturuara, të mënjanuara në fijen e jetës, nga burra që janë kthyer të humbur në luftë dhe në jetë, deri te qentë e pikëlluar të rrugës. Pa bërë zë janë personat që janë zhdukë, vrarë e humbë pa gjurmë, pa mbrojtje për sher, për thashethamme, për nder e vrasje që në shoqëri gjakojnë pa zhurmë, për fatin e jeq që kanë lindë si femra e jo meshkuj… aty shohim babain që i detyron djemtë e vet, të hynë në dhomë të motrës, e ta mbysin me litar …pastaj ta hudhin trupin e saj diku në ndonjë ferrishte “Motra ime”. Te “Engjëlli i jastikut”shohim një vajzë të gjorë nëntë vjeçe me inteligjencë të një trevjeçareje që flet si prindërit e saj e operuan në gjoks mos t’ i ritet, ia hjekin mitrën dhe e ia presin organin e saj gjenital; ishte vajzë, ato sillen në mënyrë ç’njerëzore me të duke i dhënë hormone të ndryshme mos të ritet, t’ia fikin inteligjencën e saj, të mos flasë e të mos ecë.

Нема опис за фотографијата.

Për dashuri në mes çifteve as që mund të bëhej fjalë. Ato ishin të detyruar të martohen atje ku i caktonin prindërit si vajzën pesëmbëdhjetë vjeçe, si djalin tetëmbëdhjetë. Ato që nuk i dëgjonin…kishin pasoja. I vritnin për “ç’ëshje nderi”, vetëm e vetëm për t’ i përmbushë frustrimet e veta djallëzore”Nuk ua jap gruan time atyre”.

Në tregimin “Kandil deti” bërtasin embrionet për shkak të eksperimentimit me ato e kur lindin të gjymtë, thonë, “para se të vdesim ç’na mbetet, vetëm sa të mundemi të ulërijmë”.

Duke ia prerë këmbën e djathtë që t’ia japin ndonjë pasaniku, ai e sheh se nuk qenka në ëndër por vërtetë ia kishin marrë.

Vajza që e detyron babai ta hudhë bombën e t’i vret njerëzit e pafajshëm, e denoncon atë në polici”Tradhëtia”.

Dikush lëvdohet në çfarë mënyre janë duke i vrarë dhe dhunuar fëmijët trevjeçarë , shtatëmbëdhjetë muajsh, kur thotë ” unë vet zgjodha të isha ekspert dhune” e lotët e nënave janë lum,”Eksperti i dhunës”.

Vëllai që e vret motrën, e denoncon babanë e ai shtiret se nuk di gjë, “Vëllai im”.

Natën i mirnin gratë shtatëzënë aq shumë i rihnin derisa e abortonin fëmijën dhe ajo të vdesë. Pasi rimartohet me një pesëmbëdhjetë vjeçare, kur mbetet shtatëzënë ,në tregimin

” Fëmija”, djali e reh njerkën e re derisa aborton duke thënë “…fuqija ime është e një burri, punë e madhe se ajo qenka më e madhe se unë”. Duke bërë shaka me një familje kur i shkojnë në derë dhe bërtasin:HAPENI POLICIJA, tregohen maltretimet e torturat që i bënte policija të burgosurve kur bastisnin,se si i hidhnin teshat, si dridheshin në një qosh gruaja e fëmijët, si i futnin në qeli të errët nuk dihej a do të dilnin të gjallë, ose me rymë elektrike, do t’ua digjnin testiset.

Vjedhësit e parave që nuk zgjidhnin metoda për t’ua marrë paratë qoftë me të mirë e qoftë me një plumb në këmbë …ndëgjegjen e kishin aq të ngarkuar sa nuk i zinte gjumi. Është tregim për gjenocidin në Srebrenicë, dhe çaste të rënda të okupimit amerikan të Irakut. Edhepse libri është shkruar para dhjetë vitesh, shkrimtarja thotë se temat që i prek aty janë aktuale, edhe në ditët e sotme. Vrasja për nder akoma eksiston, dhe jo se rrethanat në Turqi janë përmirësuar, përkundrazi janë përkeqësuar. Duke pritë përmirësime, autorja i kthehet letërsisë ku e hap zemrën dhe shkruan për atë që i thotë zemra.

Edvard Saidi thotë:

“Mërgimi është një plagë e pa shërueshme, mes një qenijeje njerëzore dhe vendit të tij të lindjes, mes, vetvetes dhe shtëpisë së tij të vërtetë: dëshprimi i thellë i saj nuk mund të kapërcehet”.