Cameron Diaz nuk do t’i rikthehet aktrimit pasi u tërhoq për një periudhë të pacaktuar pesë vite më parë. Ylli i “Vanilla Sky” zbuloi në emisionin radiofonik ‘Quarantined With Bruce” se nuk po planifikon një kthim në ekran sepse nuk e imagjinon ta lërë vetëm vajzën e saj të vogël për disa orë xhirime.

“Mëmësia dhe martesa kanë qenë pjesa më përmbushëse e jetës sime deri më tani. A do të bëj ndonjëherë një film përsëri? Nuk jam duke e kërkuar një të tillë, por nuk do të them kurrë. Nuk e di. Ndoshta. Kurrë mos thuaj kurrë.

Nuk mund ta imagjinoj të jem në një set xhirimi që më merr, ju e dini mirë, 14 deri në 16 orë larg fëmijës së vogël. Thjesht nuk mundem.”, u shpreh aktorja.