Në veprat e tij, poezia dhe jeta ndërthuren me njëra-tjetrën, në mënyrë të atillë që krijimtaria të shpalosë sa më thjeshtë jetën e tij të përditshme, ku përfshihen gratë, bastet e garave me kuaj etj. Poet, romancier, alkoolist, laureat i jetës së shtresës së ulët amerikane dhe ikona legjendare e kultit, Çarl “Hank” Bukovski nuk ka nevojë për prezantim. Në rreshtin e fundit të një prej poemave të tijlexojmë: “Nëse e lexoni këtë pasi të kem vdekur, do të thotë se e bëra vetë”.

Epo, e dini çfarë? Ai ia doli! Thuajse çdo librari dhe bibliotekë në ditët e sotme përmban një sasi të mirë të librave të Bukovskit në rafte dhe, megjithëse kritikët letrarë vijojnë të mos i kushtojnë shumë vëmendje krijimtarisë së tij, romanet dhe librat e shkrimtarit, me poezi dhe tregime të shkurtra, vazhdojnë të shiten më shumë se njëzet vjet pas vdekjes së tij. Bukovski, i cili u bë i njohur dhe krijoi besueshmëri si shkrimtar në të pesëdhjetat, tani është shndërruar në ikonë kulture. Krijimtaria e tij është përkthyer në gjuhë të ndryshme.