Restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut n; Tiranë, monument kulture i kategorisë së parë, ka nisur vitin e shkuar, me qëllim konsolidimin e pjesëve të dëmtuara nga koha.

E ndërtuar nga fundi i vitit 1700, ndërhyrja e fundit ka nxjerrë në dritë pjesë të fshehura nën struktura të mbivendsoura gjatë kohës.

“Zbuluam se kishte fragmente të reja. Ishte në formë stukoja, doli piktura origjinale. ‘Fshehja’ mund të jetë bërë pas viteve 1970”, deklaron restauratori.

Xhamia e Et’hem Beut ka qenë pjesë e qendrës historike të Tiranës, nga e cila ka shpëtuar vetëm ajo dhe Sahati. /BW/