Këto ditë ka dalur nga shtypi libri i titulluar ‘Ora e Shkrimtarit’, i cili vjen si rezultat i projektit me po të njëjtin titull, aktivitetet e të cilit janë mbajtur nga 13 tetori deri më 19 nëntor 2020.

Ky libër është rezultat i aktiviteteve kulturore, të cilat u organizuan nga PEN Qendra e Kosovës, me qëllim të përkujtimit të vlerave krijuese të autorëve të njohur të letërsisë shqipe, si dhe prezantimit të po këtyre vlerave letrare, estetike, kritike e të tjera, për lexuesit e sotëm.

Krijimtaria e shkrimtarëve, siç janë: Esad Mekuli, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Anton Pashku, Hasan Mekuli, Jusuf Gërvalla, Xhemail Mustafa, Rifat Kukaj, Mensur Raifi dhe Mirko Gashi, është trajtuar dhe vlerësuar nga kritikë dhe studiues të letërsisë shqipe si: Milazim Krasniqi, Haqif Mulliqi, Avni Spahiu, Anton Berishaj, Osman Gashi, Binak Kelmendi, Naime Beqiraj, Ibrahim Berisha, Ibrahim Kadriu, Gëzim Aliu, Sali Bashota, Lindita Aliu-Tahiri, Adil Olluri, Agron Gashi, Blerina Rogova-Gaxha, Dije Demiri-Frangu dhe Nerimane Kamberi.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=58092302&v=2.1&guid=84d6595a9f2d4e0f91b630ec99da8ea8b4247df5592e4192b08f43ecd13cfb92

“Ora e shkrimtarit” e cila për kryeredaktor të botimeve ka Binak Kelmendin dhe kryeredaktor Sali Bashotën, është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./kultplus/