Një bibliotekë kineze është sensacioni i fundit i arkitektëve të firmës holandeze MVRDV, dizajnet e të cilëve nuk ka kufij të kreativitetit.

Nga kullat Jenga në Vjenë e deri tek “Oborri qiellor” në Seoul, projekti i tyre i fundit është libraria në Tianjin të Kinës e cila po lë me gojë hapur vizitorët, shkruan My Modern Met.

Libraria madhështore përmban deri në 1,2 milionë libra të cilët janë të vendosur me shumë kujdes në murin e valëzuar të ndërtesës.

Struktura prej xhami me një sipërfaqe prej mbi 34 mijë metra katrorë e bënë edhe më madhështore bibliotekën ku mund të zgjedhësh libra vetë, të ulesh t’i lexosh apo edhe t’i marrësh me vete.