Pas një restaurimi që zgjati shumë vjet, një kryevepër flamane e shekullit të 15-të do të shfaqet këtë javë në një hapësirë të re ekspozuese në katedralen belge të Ghentit, me një teknologji të përditësuar që i zhyt vizitorët në një vepër të ndërlikuar me të kaluarën e trazuar.

E përfunduar më 1432 nga vëllezërit Jan dhe Hubert van Eyck, “Zbukurimi i llambës mistike” është një copë altari me 12 panele të hollësishme që konsiderohet gjerësisht si një prej veprave më të rëndësishme të artit të hershëm të Renesancës.

Përgjatë shekujve, pjesë të ndryshme të tij janë pikturuar, janë fshehur nga nazistët apo janë vjedhur më vonë, dhe tash ka një xham të përforcuar mbrojtës si pjesë e restaurimit prej 30-milionë eurosh.

Qyteti i Ghentit ishte planifikuar të bënte vend për Vitin e Van Eyckut më 2020, me të gjitha pjesët e altarit të kthyera në Katedralen e St. Bravos pas restaurimit, por pandemia e shtyu këtë për sivjet.

Më parë e vendosur në një vend të vogël afër hyrjes së katedrales, vizitorët e përdornin për të dëgjuar një udhëzues audio teksa shihnin veprën në fjalë.

“Ishte vendosur që ne nuk mund të shkonim me një përvojë vizitori si kjo për shkak se nuk përkonte me virtuozitetin e vëllezërve Van Eyck. Kishte shpesh ankesa për shpërfaqjen, për ndriçimin etj.”, ka thënë kreu i projektit të qendrës së vizitorëve, Ben De Vriendt.

Tani vizitorët do të kalojnë përmes kriptes, me realitete të qelqta virtuale dhe tableta që shpërfaqin historinë 600-vjeçare të panelit ngjyrashumë, para se të arrijnë në një kapelë të vetme për të parë veprën e altarit brenda një xhami të aklimatizuar.

Panelet ishin pikturuar pjesërisht gjatë restaurimit më 1550, i mbijetuan shkatërrimit të imazheve fetare që ngjau në Vendet e Ulëta më 1566 dhe ato që ishin të dyanshme u ndanë në shekullin e 19-të për t’i veçuar pikturat.

Ato ishin marrë nga forcat franceze e gjermane në luftëra të ndryshme, duke përfunduar në një minierë austriake të kripës në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Dy panele u vodhën më 1934 dhe vetëm një u rikthye. Ai që quhet “Vetëm gjykatësit” është një kopje e vitit 1945.

Fotolegjenda 1: Vizitorët shikojnë kryeveprën e piktorit flaman të shekullit 15-të, Jan Van Eyck, të quajtur “Vepra e altarit në Ghent”, si pjesë e një hapësire të re ekspozuese, përfshirë teknologji të lartë që ua mundëson vizitorëve të zhytën në piktura. Ky projekt është lansuar në Katedralen St Bavo.