Bebe Rexha ka zhvilluar një bashkëbisedim me Enca Haxhinë.

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha së fundi u lidh live në një video me Enca Haxhinë, me të cilën folën për shumëçka.

Ndër të tjera, dyshja bashkëbiseduan edhe për një duet të mundshëm, duke e lënë këtë si mundësi të hapur.

Po ashtu, Enca e pyeti Beben se kur do ta vizitojë Shqipërinë, meqë rast ajo tha se shumë shpejt , planifikon që këtë gjë ta bëjë verës dhe t’i vizitojë familjarët.

Kujtojmë se Bebe Rexha gjatë kësaj kohe është duke punuar për finalizimin e albumit të ri muzikor, të cilin pritet ta lansojë shumë shpejt.