Bebe Rexha u shfaq shumë e entuziazmuar në tapetin e kuq të Grammy 2023 teksa u shpreh që ndihet e lumtur që ishte e nominuar në këtë garë të madhe.

“Është kaq e çmendur, kaq e papritur. Ne e shkruam këngën vetëm për argëtim, dhe më pas ja ku jemi në Grammy, të nominuar – fjalë për fjalë pikërisht ashtu!” ka thënë këngëtarja për PEOPLE.

Edhe pse të gjithë fansat po prisnin që Bebe Rexha të ishte fituese e çmimit të vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit, kjo gjë nuk ndodhi.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan, por këtë çmim e fitoi Beyonce, ashtu siç fitoi edhe shumë të tjerë në këtë garë, e ku jo rastësisht theu të gjitha rekordet e bëri histori në Grammy.

Këtë vendim të Grammyt, fansat e kanë quajtur diskriminim për Bebe Rexhen sepse sipas tyre, kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim sivjet.

Kënga e Bebe Rexhës ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, ndryshe nga sa ka “Break My Soul” e Beyoncet (vetëm 36 milionë).

Megjithatë, Rexha është shprehur se po vjen një këngë e re nga ajo, e frymëzuar nga vitet ’70.

“Kam muzikë të re që po e nxjerr në javën e dytë të shkurtit, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha Rexha.