Çfarë e motivon një artist të vizatojë portrete të figurave historike?

Magjepsja dhe respekti, thotë piktori Gazmend Freitag, i cili realizon portrete të të suksesshmëve, të guximtarëve, të mirëve, krijuesve shqiptarë kudo në botë.

Poetët, luftëtarët dhe studiuesit që janë thelbësorë për popullin shqiptar dhe vetë-imazhin e tyre zënë një vend të veçantë në zemrën e artistit dhe koleksionit të tij që është vazhdimisht në zgjerim.

Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Gazmend Freitag, i cili jeton e vepron në Austri, ka lindur në Republikën e Kosovës më 1968-ën, pas fillimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë, u zhvendos në Gjermani dhe që prej vitit 2004 ushtron aktivitetin e tij artistik në Linz të Austrisë, ku dhe kreu studimet në degën e Nudos në Universitetin e Arteve. Gazmendi u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali, 2014.

Gazmend Freitag: Bebe Rexha, 2021