Bebe Rexha Concert Injury

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka dalë së fundmi kundër industrisë së muzikës.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet e saj sociale ajo është shprehur se: “Unë mund të rrëzoj një pjesë të madhe të kësaj industrie. Unë jam e frustruar. Unë kam qenë e minuar. Unë kam qenë kaq e qetë për kohën më të gjatë. Unë nuk i kam parë shenjat edhe pse njerëzit vazhdimisht i sjellin ato dhe ato kanë qenë kaq të dukshme. Dhe kur kam folur, kam heshtur dhe jam dënuar nga kjo industri.”

Duke kërcënuar se do të tregojë të gjitha të vërtetat, më tej vazhdoi duke thënë se: “Gjërat duhet të ndryshojnë.”

Duke iu përgjigjur komentit të një fansi që thoshte: Askush nuk duhet të falet për kohën kur ju hoqën emrin nga titulli i këngës “Hey Mama” në “Youtube”, Bebe shkroi:”Kjo krahasuar me të gjitha gjërat e tjera për të cilat nuk i dini është lojë fëmijësh.”

Rexha u shfaq në hitin e David Guetta-s të vitit 2015 me titull “Hey Mama” së bashku me Nicki Minaj dhe Afrojack; megjithatë, ajo fillimisht nuk ishte vlerësuar siç duhet. Në atë kohë, ajo tha se kur kishte kërkuar “që të shfaqej emri i saj, ata i thanë se do të ishin shumë funksione në një këngë, sepse shumica e këngëve EDM [Euro Dance Music] kanë vetëm një ose dy pjesëmarrës në këngë.

Muaj më vonë, pasi foli me Guettan dhe angazhoi avokatin e saj, sipas “USA Today”, ajo më në fund mori merita dhe emri i saj iu shtua titullit të këngës në “Youtube”. Mesa duket kaq e pati dhe Bebe nuk do tolerojë asgjë në industrinë e muzikës.