SHOKET E BABAIT

Erdha prape ne qytetin e lindjes,
I shtrenjti baba nuk jeton me.
Shoket e tij vijne me takojne me radhe
sikur dalin nga baladat nje nga nje.

Nje eshte i lashte sa nje proverb,
i thinjur si mencuria nje tjeter.
Dikush me peshperit dicka neper buze,
si Homeri gati i verber.

Oh,sa kafe sot kam per te pire,
te gjitheve duhet t’ua marr sot cigare.
C’tu them?Jam vete per t’u ngushelluar
po sot ata duhet te ngushelloj me pare.

Nje ngre ngadale krahun e ngrire
dhe plaga e moshes ia ben “krak”,
“Te na rrosh o bir!- dhe hesht i menduar
eposit sikur don ti shtoje nje varg.

Tymosin llullat.
Duhan i ri. Shope e lashte.
Iken. Ku shkuan valle?
U futen prape ne balade.

Iken. Po loti mbi faqe
si nje plage e re njerit i ngriu.
Faleminderit o lot,edhe njehere me kujtove
Se nuk vdes aq lehte njeriu.