Njoftojmë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) me seli në Londër shpall konkurs për të ndarë çmimin e letërsisë për vitin 2020.

EBRD-ja si bankë multilaterale e zhvillimit që përfshin një rajon më të gjerë nga Evropa deri në Azinë Qendrore, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka për qëllim që nëpërmjet këtij çmimi të nxjerrë në pah kulturën e pasur të vendeve në të cilat investon, veçanërisht duke e theksuar larminë dhe krijimtarinë e letërsisë së tyre. Në këtë drejtim, EBRD-ja shpreh interes për të pasur pjesëmarrje të gjerë nga këto vende, duke e përfshirë edhe vendin tonë.

Çmimi në lartësi prej 20,000 euro do të ndahet midis autorit që do të fitojë dhe përkthyesit, me ç’rast në mënyrë plotësuese 1.000 euro do t’u jepet individualisht secilit, edhe të dy autorëve të tjerë dhe përkthyesve të tyre që do të hyjnë në rrethin e fundit të përzgjedhjes.

Paneli i pavarur i gjykatësve do të bëjë seleksionimin e shkurtër që do të botohet në janar të vitit 2020, ndërsa vendimi për të tria librat e fundit do të shpallet në mars të vitit 2020. Autorët dhe përkthyesit e këtyre tre librave do të ftohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në prill të vitit 2020 në selinë e EBRD-së në Londër, gjatë së cilës do të shpallet fituesi. Më shumë informata mbi çmimin dhe kriteret për t’u paraqitur mund të gjenden në faqen e internetit të EBRD-së në këtë link:https://www.ebrd.com/news/2019/ebrd-literature-prize-2020-judges-announced-open-for-submissions-.html

Afati i paraqitjes zgjat deri më 1 tetor 2019