Baleti Kombëtar i Kosovës do të shtegtojë në Austri ku do të prezantohet me shfaqjen “Correr o Fado”, dhe për herë të parë në New York me shfaqjen “Migrimi”.

Balerina Aulonë Nuhiu ka folur për shfaqjet dhe përkushtimin e balerinëve për të performuar para audiencës ndërkombëtare.

“Dashnia jonë për këtë profesion dhe mundi jonë kanë mbërri që ne të mos e ndalim punën, kemi vazhdu të punojmë. Kjo po vlerësohet jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet tjera”, thotë balerina Nuhiu.