Në ceremoninë prestigjioze “MTV Music Awards” këtë vit performon një tjetër artiste shqiptare.

Është Ava Max, artistja e cila është në mesin e yjeve që do të këndojnë në këtë vit nw MTV.

Krahas performances këngëtarja është bërë këtë vit shqiptarja e parë e nominuar në këtë ngjarje, në kategorinë “Artisti depërtues i vitit”.

Yjet tjera që do të performojnë përveç Ava Max janë Big Sean, Camila Cabello, Shawn Mendes, J Baldin, Miley Cyrus.

VMAs 2020 do të kthehen në Barclays Center në Brooklyn për herë të parë që nga 2013, por nuk do të kufizohen në atë arenë. Shfaqja do të ketë performance në pesë qendra tjera, duke përfshirë shfaqje nga vende të ndryshme ikonike sin ë Brooklyn, Manhattan, Queens, Bronx dhe Staten Island, për të nderuar frymën dhe qëndrueshmërinë e qytetit.

2020 MTV VMAs do të zhvillohet në New York të dielën, 30 gusht dhe transmetohet live në MTV.