Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur këngëtarja Rozana Radi, ndërsa për muzikën vet këngëtarja në bashkëpunim me John Van Ride.

Ky i fundit po ashtu është kujdesur edhe për orkestrimin, kurse në piano vjen Ermal Pepa.

Aurela edhe këtë herë erdhi me një interpretim të fuqishëm dhe siç shihet projekti është mjaft i veçantë duke marrë parasysh ata që qëndrojnë pas tij.

Protagonist i klipit është edhe aktori i mirënjohur Gert Ferra, derisa videon ia ka besuar produksionit “Max Productional”.