Në arkivin e Sulltan Abdylhamitit II në Stamboll, një prej më të rëndësishmëve në botë për fotografinë, është zbuluar një koleksion i fotografit Pietro Marubi.

uçjan Bedeni, drejtor i Muzeut Kombëtar “Marubi” në Shkodër ka rënë në gjurmët e këtij koleksioni, teksa hulumtonte për doktoraturën e tij që ka të bëjë me jetën dhe veprën e fotografit italian.

Arsyet pse fotografitë e Marubit mbërritën në Stamboll janë në kuadrin e hipotezave.

“Arsyet i kërkojmë në histori. Në fund të jetës se tij ky sulltan u bë paranojak se mos e vrisnin, gjë që e detyroi atë te izolohej. Një mënyrë tepër origjinale që ai gjeti për të shikuar zhvillimet e perandorisë, ishte komisionimi i studiove fotografike. Pietro Marubi është një prej fotografëve që është komisionuar nga sulltani, ndaj ne gjejmë praninë e këtyre albumeve në Stamboll”, thotë Bedeni.

Një tjetër hipotezë mbi mbërritjen e koleksioneve ne Stamboll është ajo që pashallarët që drejtonin vilajetet i bënin dhurata sulltanit imazhe nga perandoria. Nga gjithë koleksioni ka vetëm një pjesë që Muzeu “Marubi” nuk e ka.

“Pjesa më e veçantë, apo më e magjishme e këtij koleksioni, atë të cilën ne nuk e kemi, janë fotografitë e pikturuara me bojëra vaji, me velatura të lehta”, deklaron Bedeni por që, sipas tij, është fakt i njohur që ai pikturonte.

Muzeu “Marubi” ka 500 mijë negativë. Teknika e pikturimit të fotografive zhvillohej asokohe edhe nga Vëllezërit Abdullah, ndërsa imazhet e Marubit në Stamboll i përkasin fundit të shekullit të XIX. /BW/