Arkeologët që punojnë në një varrezë antike në Egjipt kanë zbuluar mumiet me gjuhë të artë.

Një ekip i drejtuar nga Kathleen Martinez i Universitetit të Santo Domingo në Republikën Dominikane punoi në zonën e tempullit Taposiris Magna në perëndim të Aleksandrisë, kur zbuluan 16 varre nga periudha Greke dhe Romake. Mumiet e shumta në gjendje të rëndë u gjetën në tunele, sipas njoftimit të Ministrisë Egjiptiane të Turizmit dhe Antikiteteve, raporton “Hina”, transmeton “Zeri.info”.

Mendohet se të vdekurve iu dhanë amuleta me fletë ari, në formë gjuhe, në mënyrë që ata të mund të flisnin para perëndisë Osiris në jetën e përtejme. Martinez veçoi dy mumiet si zbulimet më të rëndësishme.

Njëra ka zbukurime të praruara në ar që përshkruajnë Osirisin, hyjninë e varrit dhe tjetra ka një kurorë të zbukuruar me brirë dhe lëkurë kobre. Në gjoksin e saj është një zbukurim i praruar në ar, i cili tregon një gjerdan nga i cili varet koka e një skifteri, një simbol i perëndisë Horus. Një zbulim tjetër i rëndësishëm është maska femërore pas vdekjes, sipas Khaled Abou El Hamd, drejtori i departamentit aleksandrian të Ministrisë së Antikiteteve.

Ai tha se u gjetën gjithashtu tetë fletë ari, të cilat përfaqësojnë gjethet e një kurore të artë në maskën e vdekjes, dhe tetë maska mermeri nga periudhat greke dhe romake, të cilat tregojnë një shkallë të lartë të aftësive skulpturore dhe përshkrimin e tipareve të pronarit.https://zeri.info/inarticle.html

Sundimtari grek Aleksandri i Madh pushtoi Egjiptin në 332 p.e.s, dhe pushteti i kaloi Ptolemeut dhe dinastisë që ai themeloi pas vdekjes së tij. Në vitin 30 para Krishtit, Egjipti ra nën sundimin e Romës, deri në 640 pas Krishtit.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, arkeologët kanë zbuluar disa monedha me emrin dhe imazhin e Mbretëreshës Kleopatra VII brenda mureve të tempullit. Ata gjithashtu zbuluan pjesë të statujave dhe një tempull, të cilat u treguan se ishin ndërtuar nga mbreti Ptolemeu IV.