“Ardhja e princërve”, është vepër e piktorit akademik Nevzat Bejtuli-Kica, e cila këto ditë është vendosur në kabinetin e Zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi.
Në vehte ka motivin e një tregimi për ardhjen e Skënderbeut (gjegjësisht kthimin e tij në Shqipëri) përmes Maqedonisë!
Në një këngë popullore të trevës së Dërvenit kur mbërrin në fshatin Orashë thotë ,,Jam i juj, sjam i huj, kah bjen udha për në Krujë”?
Vlera më e madhe e autoritetit të Skënderbeut është bashkimi i principatave dhe defacto shëndrimin e shqiptarëve në komb dhe simbolizimin e përmledhjes së shqiptarëve anë e mbanë.
Në këtë tablo është vetë Skenderbeu me ,,tajfën e vetë,,duke ardhur këndej dhe ndalja e tyre para kullës në fshatin Orashë (Tetovë).