-Do të mbetet e njohur për rolin e Penelopës, përkrah Bekim Fehmiut te seriali italian “Odiseu”, për vejushën te “Greku Zorba”, por për kuriozitet, edhe për rolin e motrës së Ebu Sufjanit te filmi “Mesazhi” për jetën e Profetit Muhamed…

Iku në amshim aktorja e famshme greke Irene Papas, e cila bashkë me Melina Merkurin(1920-1994), përbënin dyshen e aktoreve më të njohura greke në botë. Themi “greke”, sepse që të dyja njiheshin sipas vendit të origjinës, por e vërteta e origjinës së tyre qëndron ndryshe, si te shumë personalitete të fushave të tjera nga ky vend fqinj, ku asimilimi i dhunshëm e ka bërë të vetën. Është shkruar, me supozime e pa to, se këto dy aktore kanë qenë shqiptare, por disi me druajtje. Ajo qe martuar e re, që në  moshën 18-vjeçare me shkrimtarin Alki Papas dhe megjithëse martesa e tyre nuk zgjati shumë, aktorja mbajti mbiemrin me të cilin u bë e njohur në mbarë botën.

Por, Irene Papas, nuk është druajtur ta thotë publikisht në shtypin grek prejardhjen e vërtetë. Një deklaratë e saj para gjashtë vjetësh kishte tronditur publikun: “Nuk mund të largohem nga kjo botë, e të mos e them të vërtetën, se unë jam shqiptare. Kur kam lindur në vitin 1926 mbiemri im ka qenë Irene Leleku”.

Këtë detaj, na e ka zbuluar shumë më herët Bekim Fehmiu në librin e kujtimeve të tij, prej nga edhe është cituar shpesh. Ai ka rrëfyer se si gjatë  xhirimit të serialit italian “Odiseu” në vitin 1968, gjatë pushimeve, me aktoren Irena Papas, që e ka pasur partnere të drejtëpërdrejtë(ai si Odiseu, ajo si Penelopa) në një moment  kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk e kishte kuptuar askush nga ekipi filmik. Dikush nga gazetarët e pranishëm në xhirim i  pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

-“Është gjuha e nënës”!

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – i pyet gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role, sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

Një rastësi e jashtëzakonshme nga ana tjetër, që pikërisht dy aktorë shqiptarë nga dy vende të ndryshme të Ballkanit, të luajnë në një produksion italian, duke luajtur dy personazhe antike, të cilat shumë autorë të sotëm shtrojnë tezën se edhe Troja dhe trojanët, sikundër dhe grekët e asaj kohe, kanë folur një gjuhë më të përafërt me shqipen. Por, këtë ua lëmë hulumtuesve. Fjala ishte për këta dy aktorët që kanë realizuar role të papërsëritshme. Që të dytë kanë pasur një karakteristikë të lindur: një shikim depërtues si rrallëkush. Të dy me fizik tërheqës, që i ka “dashur” kamera, sidomos për kuadro ”makro”, që Bekimi e shpreh pikërisht te Odiseu, por dhe te Beli Bora e role të tjera, ndërkaq Irena Papas te vejanja e Kanzasaqisit, “Greku Zorba”, te “Odiseu” dhe shumë role tjera. Ajo nuk ishte si aktoret “sintetike”-kukulla holovudiane, ishte një femër hijerëndë e dalë nga turma e grave reale, çfarë në shumicën e filmave edhe ishin rolet që ajo luante.  Për kuriozitet, duhet thënë se luajti edhe në filmin për profetin Muhamed, të regjisorit Mustafa Akad.

Në karrierën e saj Irene Papas luaji në mbi 80 filma, por ndër më të shquarit mbetetn ato të përmendurit më sipër, i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” dhe vejanja te “Greku Zorba”, ku kishte partner Antoni Kuinin e papërsëritshëm si Zorba”. Por, lista e roleve të saj është e gjatë.Në hapat e saj të parë në skenë, ajo mori pjesë në produksionet e Teatrit Kombëtar. Talenti i saj unik dhe interpretimet e shkëlqyera në tragjeditë antike si “Medea” dhe “Elektra” e bënë atë shumë shpejt të famshme. Dashuria dhe respekti i aktores për dramën antike ishte i madh.

Debutimi i saj në kinema bëhet në vitin 1948 në filmin “Engjëjt e humbur” me regji të Nikos Tsiforou. Në vitin 1951 vjen “Shteti i Vdekur”, i Frixos Iliadis, me bashkë-yll Giorgos Foundas. Në vitin 1962 ai bashkëpunoi me Michalis Kakogiannis dhe luajti në adaptimin filmik të “Electra” të Euripidit së bashku me Yannis Fertis , Aleka Katselis dhe Manos Katrakis .Filmi fitoi gjithsej 24 çmime dhe nderime, duke përfshirë çmimet për përshtatjen më të mirë të filmit dhe kolonën zanore në Festivalin e Filmit në Kanë (1962). Ajo shpesh u bë e njohur në mbarë botën, si aktore e Holivudit, por duke luajtur në shumë vende me aktorë të famshëm si Marlon Brando, Iv Montan,Gregori Pek, Antoni Kuin, Riçard Barton, Xhan Maria alonte, Xhejms Kegni e shumë të tjerë. Përveç adaptimeve të suksesshme të tragjedive, filmat e saj më të njohur janë filmi i paharrueshëm hollivudian “The Cannons of Navarone”, ku luan rolin e luftëtares Maria Papademou (1961) dhe “Alexis Zorbas”, i cili luan rolin e ‘E veja’ (1964).

Pamja e saj intensive, linjat e pastra të fytyrës, karakteristikat e “Caryatid”, titull që e ndoqi gjatë gjithë karrierës së saj dhe personaliteti i saj intensiv, pushtuan audiencën ndërkombëtare dhe producentët amerikanë.

Vërtetimi i punës së palodhur dhe talentit të saj vjen në vitin 1969 me filmin “Z”, të Kostas Gavras , i cili fiton Oscar-in për filmin më të mirë të huaj . Në vitin 1972 shfaqet përkrah kompozitorit grek fitues të Oskarit, Vangelis Papathanasiou. Ai e bind atë të provojë talentin e saj në të kënduar.Irini Papas regjistron me të albumin e fundit të grupit muzikor “Aphrodite’s Child”, me referenca për “Apokalipsin e Gjonit” dhe një kontribut lirik të regjisorit Kostas Ferris.

Kontributi i Irini Papës në art është vlerësuar shumë herë brenda dhe jashtë Greqisë, përmes çmimeve të panumërta që ajo ka marrë herë pas here. Përveç Oscarit që fitoi në vitin 1969 për interpretimin e saj në filmin “Z” të Kostas Zavras, ajo ka marrë edhe shumë çmime të rëndësishme. Në vitin 1995, ai u nderua me Medaljen e Gjeneral Brigade të Urdhrit të Feniksit nga Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostis Stefanopulos. Në vitin 2000 ajo u nderua me titullin “Gruaja e Evropës” për kontributin e saj në promovimin e identitetit kulturor evropian. Në vitin 2008 u nderua me çmimin “Çmimi Ndërkombëtar për Kulturën” nga organizata Premio Roma në teatrin antik të “Ostia Antica”, pak kilometra jashtë kryeqytetit italian.

Në vitin 2009, aktorja me origjinë shqiptare me “Luanin e Artë” të Bienales së 40-të të Teatrit të Venecias , pas propozimit të drejtorit të veprimtarisë, regjisorit të njohur, Maurizio Scaparro.Papas ishte në mesin e 260 artistëve nga e gjithë bota, të cilin Papa Benedikti e ftoi në Kapelën Sistine të Vatikanit, për t’i kërkuar atyre “të transmetojnë mesazhin e Zotit me artin e tyre” . Po kështu ajo është nominuar edhe për disa çmime të tjera ndërkombëtare si “Fennecus”si aktorja më e mirë në filmin “Into the Night”, 1985; aktorja më e mirë në filmin “Island” nga Australian Film Institute, 1989.(Të dhëna të siguruara nga burime të ndryshme)