Aktori i njohur, Ardian Cerga tha se nuk e konsideron artist Ermal Mamaqin. Këtë koment e bëri, kohë më parë, teksa po fliste për kinemanë, ku tha se një regjisor në ditët e sotme, përveç këtij roli, do të bëjë dhe skenaristin dhe aktorin kryesor.

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor”, tha Cerga.

“Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional por dhe komik dhe financiar”, tha ai i ftuar i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku bëri një deklaratë të fortë për Ermal Mamaqin.

Ardian Cerga sqaroi më tej se këtë koment s’e kishte në veçanti për Ermalin, por në një kuptim më të gjerë, me fenomenin, transmeton ‘televizoni-24.com’.

“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist. Nuk është artist”, shtoi ai.

Ardiani foli gjithashtu dhe për librin “Kohë dashurish të harruara”, ku tregoi se bazohet mbi ngjarje rreth jetës së tij. Ai tha se e ka shkruar për vetëm 20 ditë.