AGIM BAJRAMI

Çdo fund vjeshte, ajo vinte tek unē
Nga njē vend i largēt qē kētej
Nga pas e ndiqte njē fllad jugu
Dhe natyrisht njē varg me diej

Unē dilja ta prisja , nē krye tē rrugēs
Gjithmonē me tē njējtat fjalē te goja
Gjēja e parē qē bēja , i prekja floket
dhe e pērqafoja

Me shtohej drita mbi fytyrē
Dhe me ndryshonte pamja e vjetēr
Ajo lēshonte njē arome aq tē mirē
Qē se kish grua tjetēr

Njē lloj pērzierje flladesh deti
Dhe frutash qē piqen veç nē verē
(Ndofta ky ishte shkaku qē e desha aq tepēr
Dhe se harrova asnjēherē)

Ca vjet mē vonē , ajo nuk erdhi
S’u mbēshtet mē nē gjoksin tim
Unē nuk e pyeta mē pēr shkaqet
Por , as ajo ,s’mē dha shpjegim

Megjitheatē sa herē vjen vjeshta
Unē prapē nē rrugē , dal si atëhere
Nē mënd mē vjen aroma e saj
Prej flladesh deti dhe frutash vere