Pirro Minella V v v ….Sapo hapa profilin tim nje mesazh dhe nje lule nga nje miku im.
“Dikush me kishte dhuruar kete lule nga larg nga emigracioni, per kete fund jave”..
Dhe pastaj me rrefeu historine e tij te bukur:
“Sa fund jave kane kaluar nga vitet e kohes se studentit. Shume, por per cudi kjo lule me erdhi ashtu e fresket si atehere, qe ja dhurova mikes time studentes, te dashures se embel.
Prill viti i dyte student. Hengrem dreken ne mencen dhe e percolla miken deri ne konvikt, rrugen e beme gjate, shume gjate i rame mespermes ne ato drure e peme. Qeshnim dhe vetem qyfyret e dites kujtonim.
Por duhej te kthehesha ne konvikt. Ishte fund jave dhe te nesermen e kishim pushim. Mbasditen e vendosem te jete e jona diku thelle ne Kodrat e Liqenit. U ndame mezi, u ndame per tu bashkuar perseri.
Ne mbasdite e prita tek qoshja e “Filoqylit” dhe morem rrugen ngadale perpjete. Lame “Gjeologjikun” dhe u kthyem majtas. Koha e bukur, kudo ishte e qeshur e celur. Arome e bukur, lulet kishin veshur kudo me bukurine e tyre tere ate pamje magjike. Vetem ne te dy, askush nuk hynte ne boten tone.
Te kapur prej dore vrapuam dhe tek nje peme, qendruam, morem fryme thelle dhe syte e saj me ndillnin, u mbyllen me aq embelsi, sa une nuk rezistova me gjate e rroka fort dhe e putha, e putha me afsh me pasion me rinine time. Nuk ngopesha, me te, me aromen e trupit te saj, me rrenqethjen e saj. nje puthje e gjate sa edhe koha nuk po i numeronte me minutat.
Cudi sa e mban frymen njeriu kur eshte i dashuruar.
I mora koken e bukur ne duart e mia dhe atehere pashe thelle syte e saj, qe londronin ne ate det te bukur dashurie.
-Me mbyte- dhe kur mendova se do te terhiqte fytyren e saj ajo me puthi embel plot pasion.
-Nuk dua te mbaroje kjo kohe per ne. u shkeput nga une beri nje hap, hapi krahet dhe u thirri zogjve te bashkoheshin me cicerimat e saj.
Permbi kokat tona kishte celur nje syth i bukur. E pashe po ma bente me sy. Une e kuptova gjuhen e tij. E keputa dhe ja vura mikes time ne preherin e saj. Fustani me lule te bukura u plotesua me ngjyrat e atij sythi qe per cudi me shkeli syrin si per te me thene, mikja e jote me afroi preherin jatakun tend.
Ishte vone kur kthyhem ne Qytetin e Studentit qe ndricohej nga dritat e shumta te godinave. E percolla miken deri ne godinen 19, aty ne qoshe e putha perseri dhe nje puthje ne rreze veshit e dija qe e donte :
-Te kam shpirt…
…Keto kujtime me zgjoi lulja e mikes time te larget emigrantes time te bukur”…