Restaurohet kisha me vlera të një rëndësie të veçantë, kisha e Shën Premtes, në fshatin Balldre, Lezhë. Kjo kishë është monument kulture i kategorisë I, prej vitit 1984.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, shprehet se kjo kishë është objekt kulturor dhe historik me vlera të rralla dhe se, afresket në të janë unikale.

“Është e vetmja kishë në vend, që ka qartësisht darkën e fundit të Jezu Krishtit, por më shumë se 200 vjet para se ta pikturonte Da Vinci, çka i jep kësaj kishe vlera të pakrahasueshme”, – ka thënë, Ndreu.