Pianistja e suksesshme nga Kosova, Adea Badivuku u shpall fituese e vendit të parë në garen pianistike “Golden Classical Music Awards” New York 2021.

Si rezultat i këtij suksesi ajo performoi fuqishem në një nga sallat me prestigjioze botërore Carnegie Hall ne New York. Adea u vlerësua maksimalisht nga juria dhe u mirëprit me kritika pozitive nga audienca amerikane.

Badivuku përkrah sukseseve të vazhdueshme në paraqitjet pianistike gjithandej, njëheresh eshte pianistja e parë kosovare e nivelit të doktoratures në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas perfundimit të studimeve master në Michigan, USA, Adeas iu ofrua bursë e plotë studimesh doktoraturë në University of Nevada, Reno dhe tashme ajo ushtron pozitën e asistent-profesor në UNR.