BINDJE

Vetëm dita ditën e pushton
Kur njëra hyn e plotë në tjetrën.
Nata e gjatë – nga dita e plogësht,
S’ka natë kur s’të mjafton dita.
Kalit të ditës ia vunë ngosën
Të kuptohet si të venë punët
Rreth dëshirës që merr flakë,
Rreth vullnetit që zhvendos kodrën
E u jep krah pëllumbave në qiell.
Te okullisti i zhvendosën sytë
Për ta bindur kohën e vet
Se uji mundet të vete edhe përpjetë
Po s’kuptojnë se kthimi i tij
I bart lëmishte të pavlershme.