Arjola Zadrima

Jam ajo vajzukja që rendte mbas teje
si sorkadhe.
M’asht ngadalsue hapi.
Më ka tretë dëshira, zemra tuj kalue male
ka ndalë vrapin,
tash rrah e hesht, asht ba e arsyeshme
kjo zemra jeme e marrë
që gjithçka ka ditë
ishte veç me të dashtë.
A të kujtohem ?
Jam ajo grueja që i bani copë e grimë kujtimet
kur ike,
kam kja mbas deret kur u ndryve në kullën
e fildishtë,
jam zvoglue, mandej rritë
tash plakë a ndoshta fikë,
e më duket andërr
që je zbutë,
je brishtë,
që je kthye e më sheh.
Të shoh, por tash me zemër në dorë
rri , e sdi si më e mësue prapë
më dashtë.
A i thohet shkamit që e kanë rrahë stuhitë
çaju,
zbutu e digju si kashtë
ani pse je krijue jashtë?!

A të kujtohet ajo grueja që qeshte me ty,
ka plasë?