Nga Uran BUTKA, Tiranë

Pas botimeve te rëndësishme të historianit Qerim Lita mbi organizatën e NDSH-së siç janë monografitë “KQ i NDSH-së dhe Azem Morana”, Shkup 2011; “Hasan Bilali veprimtar i NDSH-së, Shkup 2020, si dhe referatin për Komitetet Nacionale Demokrate Shqiptare – dokumente, Prishtinë 2009, autori na paraqitet me monografinë “Komiteti epruer i NDSh-së në Dibër dhe Osman CamI”, Houston, USA, 2019.Këqyret qartësisht se autori për një kohë të gjatë është marrë me studimin e themelimit dhe të veprimtarisë së kësaj organizate nacionaliste e demokrate në trevat shqiptare nën Jugosllavi në vitet 1945-1947, duke na dhënë një kontribut të veçantë në historinë e kombit, si edhe veprimtarinë e personaliteteve kryesore, martirë që do të kishin mbetur të harruar e të përbaltur pa përkushtimin kombëtarisht dhe penën e guximshme të studiuesit Qerim Lita.

Botimi në fjalë nis me një parathënie të thukët dhe të saktë historikisht nga vetë autori, për situatën politike dhe ngjarjet kryesorë të viteve 1943-1944-1945 në hapësirën shqiptare, sidomos në trevat e Maqedonisë Perëndimore dhe të Kosovës, ngjarje që i paraprijnë themelimit të NDSH dhe veprimtarisë së mëtejshme të saj, një parashtrim i nevojshëm për të kuptuar kushtet historike dhe arsyet pse lindi, ç’program dhe ç’aktivitet pati kjo organizatë.

Ndoshta në vitin 1943 duhej përmendur edhe rrugëtimi i Mid’hat Frashërit dhe i disa krerëve të Ballit Kombëtar që kishin marrë pjesë në Kuvendin e Mukjes dhe që po i përcillnin vendimet e tij në Dibrën e Madhe, ku edhe krijuan bashkë me krerët e Dibrës “Lidhjen Dibrane” dhe vendimet e saj. E theksoj këtë sepse në fakt NDSH, për mendimin tim, është në veçanti një vazhdim i “Lidhjes Dibrane” dhe në përgjithësi një vijim i Organizatës të Ballit Kombëtar në kushtet e reja të pasluftës së Dytë dhe të regjimit komunist serbo-maqedonas në Dibër, por edhe në Kosovë, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullsisë shqiptare, lirimin e tokave të okupuara dhe bashkimin me Shqipërinë, sipas parimit të vetëvendosjes së kombeve, pra, për një Shqipëri etnike, të ideuar në Mukje dhe në orientimet e Mid’hat Frashërit.

“Të gjitha direktivat, KQ i NDSH-së i merr nga Greqia përmes Selanikut, e të cilat në Greqi vijnë nga Bari i Italisë, përkatësisht nga Komiteti i Ballit Kombëtar në krye me Mit’hat Frashërin”, citohet dokumenti përkatës në monografinë e Qerim Litës. Kanë shkruar për organizatën NDSH edhe historianët Muhamet Piraku, Sabile Çekmezi-Basha, Daut Bislimi, Islam Dobra, Hysen Azemi, por historiani Qerim Lita veçohet, se me punë të vazhduar studimore për mëse një dhjetëvjeçar, e ka trajtuar themelimin dhe veprimtarinë e kësaj organizate në mënyrë të plotë, gjithëpërfshirëse dhe të mirëdokumentuar, duke evidentuar e portretizuar edhe figurat kryesore udhëheqëse qendrore dhe lokale. Në këtë vështrim, na jepen tërësisht të realizuara personalitetet e Azem Maranës në botimin “KQ i NDSH dhe Azem Marana; Hasan Bilali – veprimtar i NDSH në monografinë përkatëse, Osman Cami në monografinë “Komiteti epruer i NDSh-së në Dibër dhe Osman Cami”, si edhe figurat e tjera të NDSH-së.

Siç kuptohet edhe nga titulli i monografisë, Osman Cami na jepet në krye të studimit si jetëshkrim i shkurtuar, mandej figura e tij ridimensionohet në gjithë historinë e NDSH-se në qendër (Shkup) dhe në trevën e Dibrës e më gjerë. Meritë e autorit është se nuk e idealizon, siç ndodh rëndom nëpër monografitë e sotme, por e jep realisht dhe thjeshtë nëpërmes dokumenteve arkivorë dhe dëshmive autentike. Ai dhe familja e tij paraqiten në një jetë të dyfishtë e të rrezikuar në Tirane dhe në Dibër, për shkak të regjimeve pushtuese italiane dhe gjermane, por edhe të regjimeve komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi, i burgosur nga partizanët e E.Hoxhës në nëntor 1944, kur ata kryen masakrat e përgjakshme ndaj popullsisë së Tiranës, por edhe i burgosur nga pushteti maqedonas në Dibër, mandej si një nga veprimtarët e NDSH-së në Shkup dhe Dibër. Veprimet e tij kondicionohen nga prejardhja e familjes atdhetare Cami, nga të qenit pronar dhe nacionalist, nga përndjekja e familjes Cami prej politikës antishqiptare serbo-maqedonase dhe OZN-ës, më pas UDB-së, duke nisur nga babai, Hamit Cami, i cili, për shkak represionit të vazhdueshëm politik ndaj familjes Cami, u detyrua ta vriste kapitenin serb, përkatësisht udhëheqësin e xhandarmërisë serbe në Dibër të Madhe. Më pas Hamiti e lëshoi Dibrën e Madhe për t’u vendosur familjarisht në Elbasan, ndërkohë që Osmani vijonte shkollën teknike të Fulcit në Tiranë.

Recension i librit “Komiteti Epruer i NDSH-së në Dibër dhe Osman Cami”, monografi e historianit Qerim Lita)

Nga Uran BUTKA, Tiranë

Pas botimeve te rëndësishme të historianit Qerim Lita mbi organizatën e NDSH-së siç janë monografitë “KQ i NDSH-së dhe Azem Morana”, Shkup 2011; “Hasan Bilali veprimtar i NDSH-së, Shkup 2020, si dhe referatin për Komitetet Nacionale Demokrate Shqiptare – dokumente, Prishtinë 2009, autori na paraqitet me monografinë “Komiteti epruer i NDSh-së në Dibër dhe Osman CamI”, Houston, USA, 2019.Këqyret qartësisht se autori për një kohë të gjatë është marrë me studimin e themelimit dhe të veprimtarisë së kësaj organizate nacionaliste e demokrate në trevat shqiptare nën Jugosllavi në vitet 1945-1947, duke na dhënë një kontribut të veçantë në historinë e kombit, si edhe veprimtarinë e personaliteteve kryesore, martirë që do të kishin mbetur të harruar e të përbaltur pa përkushtimin kombëtarisht dhe penën e guximshme të studiuesit Qerim Lita.

Botimi në fjalë nis me një parathënie të thukët dhe të saktë historikisht nga vetë autori, për situatën politike dhe ngjarjet kryesorë të viteve 1943-1944-1945 në hapësirën shqiptare, sidomos në trevat e Maqedonisë Perëndimore dhe të Kosovës, ngjarje që i paraprijnë themelimit të NDSH dhe veprimtarisë së mëtejshme të saj, një parashtrim i nevojshëm për të kuptuar kushtet historike dhe arsyet pse lindi, ç’program dhe ç’aktivitet pati kjo organizatë.

Ndoshta në vitin 1943 duhej përmendur edhe rrugëtimi i Mid’hat Frashërit dhe i disa krerëve të Ballit Kombëtar që kishin marrë pjesë në Kuvendin e Mukjes dhe që po i përcillnin vendimet e tij në Dibrën e Madhe, ku edhe krijuan bashkë me krerët e Dibrës “Lidhjen Dibrane” dhe vendimet e saj. E theksoj këtë sepse në fakt NDSH, për mendimin tim, është në veçanti një vazhdim i “Lidhjes Dibrane” dhe në përgjithësi një vijim i Organizatës të Ballit Kombëtar në kushtet e reja të pasluftës së Dytë dhe të regjimit komunist serbo-maqedonas në Dibër, por edhe në Kosovë, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullsisë shqiptare, lirimin e tokave të okupuara dhe bashkimin me Shqipërinë, sipas parimit të vetëvendosjes së kombeve, pra, për një Shqipëri etnike, të ideuar në Mukje dhe në orientimet e Mid’hat Frashërit.

“Të gjitha direktivat, KQ i NDSH-së i merr nga Greqia përmes Selanikut, e të cilat në Greqi vijnë nga Bari i Italisë, përkatësisht nga Komiteti i Ballit Kombëtar në krye me Mit’hat Frashërin”, citohet dokumenti përkatës në monografinë e Qerim Litës. Kanë shkruar për organizatën NDSH edhe historianët Muhamet Piraku, Sabile Çekmezi-Basha, Daut Bislimi, Islam Dobra, Hysen Azemi, por historiani Qerim Lita veçohet, se me punë të vazhduar studimore për mëse një dhjetëvjeçar, e ka trajtuar themelimin dhe veprimtarinë e kësaj organizate në mënyrë të plotë, gjithëpërfshirëse dhe të mirëdokumentuar, duke evidentuar e portretizuar edhe figurat kryesore udhëheqëse qendrore dhe lokale. Në këtë vështrim, na jepen tërësisht të realizuara personalitetet e Azem Maranës në botimin “KQ i NDSH dhe Azem Marana; Hasan Bilali – veprimtar i NDSH në monografinë përkatëse, Osman Cami në monografinë “Komiteti epruer i NDSh-së në Dibër dhe Osman Cami”, si edhe figurat e tjera të NDSH-së.

Siç kuptohet edhe nga titulli i monografisë, Osman Cami na jepet në krye të studimit si jetëshkrim i shkurtuar, mandej figura e tij ridimensionohet në gjithë historinë e NDSH-se në qendër (Shkup) dhe në trevën e Dibrës e më gjerë. Meritë e autorit është se nuk e idealizon, siç ndodh rëndom nëpër monografitë e sotme, por e jep realisht dhe thjeshtë nëpërmes dokumenteve arkivorë dhe dëshmive autentike. Ai dhe familja e tij paraqiten në një jetë të dyfishtë e të rrezikuar në Tirane dhe në Dibër, për shkak të regjimeve pushtuese italiane dhe gjermane, por edhe të regjimeve komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi, i burgosur nga partizanët e E.Hoxhës në nëntor 1944, kur ata kryen masakrat e përgjakshme ndaj popullsisë së Tiranës, por edhe i burgosur nga pushteti maqedonas në Dibër, mandej si një nga veprimtarët e NDSH-së në Shkup dhe Dibër. Veprimet e tij kondicionohen nga prejardhja e familjes atdhetare Cami, nga të qenit pronar dhe nacionalist, nga përndjekja e familjes Cami prej politikës antishqiptare serbo-maqedonase dhe OZN-ës, më pas UDB-së, duke nisur nga babai, Hamit Cami, i cili, për shkak represionit të vazhdueshëm politik ndaj familjes Cami, u detyrua ta vriste kapitenin serb, përkatësisht udhëheqësin e xhandarmërisë serbe në Dibër të Madhe. Më pas Hamiti e lëshoi Dibrën e Madhe për t’u vendosur familjarisht në Elbasan, ndërkohë që Osmani vijonte shkollën teknike të Fulcit në Tiranë./koha.mk/