Megjithëse mund t’i injorojmë, ka disa ushqime që ndikojnë tek emocionet duke shkaktuar ankth dhe stres. Ekspertët thonë se edhe nëse nuk janë shkaku i stresit, disa ushqime mund të ndikojnë në frekuencën dhe ashpërsinë e tij.

Kafeja

Kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor, sepse çliron kortizolin, hormonin e stresit, i cili përkeqëson ankthin dhe problemet e gjumit, veçanërisht tek njerëzit me çrregullime paniku.

Ketchup

Ketchup është i pasur me shurup misri me fruktozë të lartë që shkakton luhatje të mëdha në nivelet e sheqerit në gjak, por gjithashtu rrit stresin.

Zëvendësuesit e qumështit

Shumë zëvendësues të qumështit përmbajnë vajra të hidrogjenizuar, të njohur gjithashtu si acide yndyrore trans, të cilat gjenden gjithashtu në ushqime të përpunuara si patate të skuqura, biskota etj. Kjo kategori yndyrnash shkakton uljen e rrjedhjes së gjakut në tru, e cila shoqërohet me depresionin, stres dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

TË FUNDIT

Rëndësia e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruarZbuloni shtatë arsyet pse zgjoheni të lodhur nga gjumi i natësKujdesi ndaj flokëve: Gabime që mund të jeni duke bërë, sa herë lani flokëtÇfarë ndodh në organizëm kur e teproni me vitaminën D?Trajtimet që ndihmojnë për një lëkurë dhe flokë të shëndetshmehttps://www.facebook.com/plugins/likebox.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom&width=310&height=258&colorscheme=light&show_faces=true&header=false&stream=false&show_border=true&appId=204692056261245