E mbajtur si kryevepra e Naimit, në këtë poemë baritore, barinj dhe katundarë shfaqen përsëpari në skenën letrare toske. Ata janë diçka më shumë se elementë zbukurues në përshkrimin peizazhit fshatarak. I përmalluar pas fshatit ku ishte lindur e rritur, Naimi e përshkruan në mënyrë idilike, ku asgjë nuk e cënon euforinë mistike dhe të gjitha konfliktet gjejnë pajtim dhe fashitje.

“O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”, janë disa ngavargjet e poemës.

Kjo kryevepër, u ribotua më 2001 nga shtëpia botuese “Dituria” në vëllimin me titullin “Bagëti e bujqësia, Lulet e verës, Vjersha të tjera”.