Themeluesit ishin, siç thotë vetë kanonizma (rregullorja), shqiptarë të krishterë e myslimanë, toskë e gegë.

Synimi i shoqërisë ishte hartimi, shumëfishimi dhe shpërndarja e librave në gjuhën shqipe, kurse të ardhurat e mbledhura nga shitja do të ripërdoreshin për shtypjen e librave të tjerë. Shoqëria do të kishte stemën dhe vulën e saj.