Filmi i gjatë dokumentar i përqendruar në jetën dhe karrierën e Bajrush Mjakut, aktori pionier i cili ishte aktiv dhe frymëzonte akoma teatrot e Ballkanit dhe mbarë botës. Një super-yll në botën e artit, por i njohur pak jashtë profesionistëve teatral dhe audiencave, pse vazhdon Bajrush Mjaku të ngjall pasion? Ky aktor i shkëlqyer, i talentuar dhe vizionar, baba dhe gjysh na e tregon historinë e tij duke vënë njëra mbi tjetrën gjysmë shekulli suksesi profesional dhe përkushtimi ndaj familjes së tij, përmes kohëve të vështira për të përfaqësuar kulturën e tij shqiptare. Duke mbajtur gjithmonë familjen e tij bashkë, duke bërë gjithmonë audiencën të duartrokasë, të qesh dhe të qajë me performancat e tij në skenë. Misioni i tij është aktrimi, dhe aktrimi i tij është mision.